Banorët e fshatit Oblikë, në njësinë administrative Ana e Malit refuzojnë të regjistrojnë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Kështu është shprehur kryetari i fshatit Fatmir Prroni ndërsa thotë se vit pas viti banorët e kanë humbur shpresën se shteti mund t’i dëmshperbleje për dëme te shkaktuara në toka bujqëore si shkak i përmbytjeve.

Kryetari I fshatit Oblikë bën të ditur se dëmet e shkaktuara në fruti-kulturë janë të pallogaritshme, duke bërë që fermerët të hasin vështirësi në mirëmbajtjen e tyre gjatë kësaj periudhe.

Në fshatin Oblikë uji është tërhequr prej pak diëtsh ndërkohë që tashmë ka nisur puna për evidentimin e dëmeve të shkaktuara në gjashtë javë përmbytje.

Ndryshe nga fshatrat e tjerë të prekur, banorët e Oblikës refuzojnë të regjistrojnë dëmet si shkak I zhgënjimeve që kanë nga përmbytjet e kaluara duke mos u dëmshpërblyer nga shteti pavarësisht dëmeve të pallogaritshme në tokat e tyre bujqësore.

Artikulli paraprakNDIZET KLASIKJA, SPEKTAKËL NË “LORO BORIÇI”, PENALLTI DHE GODITJE DËNIMI, DY GOLA PËR GJASHTË MINUTA
Artikulli tjetërSHKODËR, THIRRJA E “HERONJVE”: MOS U KORRUPTONI