Prej më shumë se 30 vitesh në rrugën “Komane” të lagjes “Partizani” në qytetin e Shkodrës mungojnë investimet në infrastrukturën rrugore. Banorët thonë se balta dhe gropat me ujë gjatë dimrit e vështirësojnë edhe më tepër lëvizjen në rrugë.
Banorët tregojnë se nga kryetarët e bashkive ndër vite kanë marrë vetëm premtime, asgjë tjetër.
Në rrugën “Komane” çdo ditë kalojnë me dhjetëra banorë që jetojnë në këtë zonë. Kryesisht fëmijët që shkojnë në shkollë vuajnë më së shumti nga kushtet në të cilën ndodhet rruga pasi gropat e mbushura me ujë e bëjnë të vështirë, madje edhe të pamundur lëvizjen në këmbë gjatë ditëve kur ka reshje intensive shiu