Prej vitesh, rruga “Koman” në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës vijon të jetë e amortizuar. Banorët tregojnë se hasin vështirësi të mëdha gjatë lëvizjes në këtë rrugë, sidomos në ditët me shi pasi rruga mbulohet nga uji duke u bërë e pakalueshme kryesisht për fëmijët e vegjël të cilët shkojnë në shkollë.
Banorët thonë se asfaltimi i kësaj rruge është i domosdosshëm.
Pavarësisht shqetësimeve dhe kërkesave ndër vite nga banorët për rikosntruksionin e rrugës “Koman” , bashkia Shkodër ende nuk ka marrë asnjë masë për asfaltimin e këtij segmenti në qytetin e Shkodrës.