Kjo është një prej rrugëve të fshatit Naraç në Vau Dejës. Ditët e fundit bashkia Vau Dejës ka nisur sheshimin e rrugës dhe pritet që në vijim ta shtrojë me asfalt pasi ka 30 vite e lënë në këtë gjendje. Banorët e fshatit e mirëpresin këtë investim por kërkojnë që rruga të ketë kanalizime dhe të zhbllokohen kanalet kulluese e vaditëse të zëna nga objekte si dhe në shumë pjesë rruga të zgjerohet pasi është shumë e ngushtë nga ndërtesat e këtyre 30 viteve.
Një tjetër banor thotë se pasi rruga e Naraçit të asfaltohet si shkak i shpejtësisë mund të ketë aksidente rrugore sepse ai aks është shumë i ngushtë.
Rruga e fshatit Naraç që pritet t’i nënshtrohet rikonstruksionit është afro 4 kilometër e gjatë dhe në disa pjesë të saj automjetet kalojnë me vështirësi për shkak të ngushtimit të atij aksi nga ndërtimet pa kriter të këtyre 30 viteve.