Prej afro 5 muajsh banorët pranë trumës së dugajve të reja në qytetin e Shkodrës sa herë që ka reshje shiu përballen me një erë të rëndë që vjen sipas tyre nga kanalizimet eujrave të bardha dhe të zeza. Një prej banorëve thotë se disa herë ujësjellësi i Shkodrës ka ardhur dhe ka pastruar pusetat por sërish era e rëndë ka mbetur. Dikush sipas banorëve hedh gazrat brenda pusetave që më pas shpërndahen deri tek zona ku jetojnë pranë trumës duke u kthyer në një shqetësim.

Një tjetër banor thotë se kanë bërë dy kërkesa zyrtare pranë bashkisë Shkodër dhe presin që kjo çështje të marrë një zgjidhje përfundimtare.

Burime pranë shoqërisë së ujësjellës kanalizime sh.a në Shkodër bëjnë me dije se disa herë pusetat pranë trumës janë pastruar ndërsa vijon puna për gjurmimin për të gjetur se kush i hedh gazrat në puseta brenda rrjetit të kanalizimeve të ujësjellësit.

Artikulli paraprakTONIGHT – 08.03.2024
Artikulli tjetërNËNA E BRAKTISUR: FËMIJËT S’E NJOHIN BABËN