Është kërkuar dhe premtuar me dhjetëra herë investimi për zgjerimin e urës në hyrje të fshatit Bardhaj, por ende nuk është marrë asnjë masë nga institucionet përgjegjëse. Amortizimi që ura ka pësuar ndër vite, por edhe ngushtësia që ajo ka, janë kthyer në një problem për mijëra banorë të njësisë administrative Rrethina, të cilët përmes kësaj ure lidhen me qytetin e Shkodrës. Të pyetur nga Star Plus ata tregojnë vështirësitë me të cilat përballen gjatë lëvizjes, ku kryesorja është pritja për të kaluar urën.

Përmes shkresave zyrtare, administratorë të njësisë Rrethina I kanë kërkuar institucioneve përgjegjëse vlerësimin e dëmtimeve që ka pësuar ura dhe mundësinë e hartimit të një projekti për rikonstruksionin e saj, por duket se shkresat zyrtare por edhe thirrjet e banorëve kanë rënë në vesh të shurdhër.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË LEZHË, PLAGOSEN 3 PERSONA
Artikulli tjetërDROGA, POLICIA RRETHON DUKAGJININ, 250 FORCA AKSION