Banorët e fshatit Miresh i Vogël në komunën e Gjakovës, kanë vendosur tabela orientuese në hyrje të fshatit.
Në këto tabela janë të shkruara emrat e të gjitha familjeve të fshatit dhe shigjeta e cila tregon rrugën për tek shtëpitë e tyre. Këtë punë ata e kanë bërë me vetëfinancim dhe në mënyrë të organizuar.