Banorët e lagjes “Qafëhardhi” prej më shumë se një viti po përballen me një problem sa i takon vendosjes së kontenierëve të mbeturianve nga ana e bashkisë Shkodër. Sipas tyre, banorët pretendojnë se zhvendosja e koshave është bërë në mënyrë të gabuar, pasi në bllokun e tyre të pallateve, shumë pranë hyrjes janë vendosur me pa të drejtë gjashtë kontenierë. Ata tregojnë për situatën me të cilën përballen çdo ditë.

Ndërkohë, kërkojnë që bashkia të ndërhyjë për zgjidhjen e këtij problemi, pasi banorët mes tyre nuk kanë gjetur bashkëpunim.

Gjendja e krijuar në këtë zonë gjatë verës lë shumë për të dëshiruar. Banorët përballen me erën e rëndë të ushqimeve dhe produkteve të ndryshme që hidhen nga e gjithë lagjja në këto kontenierë duke i vështirësuar kushtet e jetesës e ndërkohë duke i rrezikuar nga përhapja e ndonjë infkesioni të rrezikshëm.

Artikulli paraprakMETA KUJTON IKONËN E FUTBOLLIT SHQIPTAR, LEFTER MILLON: TRIUMFUES! MINORITETI GREK DO NA JAPË SËRISH LEGJENDA SI AI!
Artikulli tjetërSHKODËR, SHERR MES TË RINJVE, PLAGOSET RËNDË 20 VJEÇARI