Dhjetëra familje në zonën e ish- serave në lagjen “Partizani” në qytetin e Shkodrës përballen me kushet të vështira lëvizje gjatë gjithë dimrit. Mungesa e infrastrukturës rrugore është një problem I pranishëm prej gati 30 vitesh, ndërkohë që bashkia ndër vite ka ndëhyrë pjesërisht për rikonstruksionin e saj. Banorët tregojnë se u është dashur të mirëmbajnë vetë rrugën, duke asfaltuar sipërfaqe të vogla, por kostot janë të papërballueshme për të rikonstruktuar të gjithë rrugën.
Ata kërkojnë që bashkia të mos inspektojë më zonën, por të hartojë një plan për rikonstruksionin e rrugës.
Gjatë dimrit, lëvizja në këtë rrugë bëhet e vështirë për këmbësorët por edhe automjetet.