Banoret e nje kompleksi pallatesh ne Lagjen “Beselidhja” ne qytetin e Lezhes dolen ne proteste duke kundershtuar me force vendosjen e nje kabine elektrike ne hyrje te apartamenteve.
Projekti qe po zbatohet nga OSHEE, ka irrituar banoret, duke mos lejuar punonjesit e firmes te vijojne punen. Banoret shprehen se nuk do ta lejojne vendosjen e Kabines por kerkojne zhvendosjen e saj.
Pas ngritjes se shqetsimit te banoreve ne Star Plus situata mori zgjidhje, ku perfaqesuesit e firmes kontraktore iu premtuan banoreve largimin e kabines ne nje distance me te larget nga hyrja e Pallatit.