Dhjetra shtëpi në qarkun e Shkodrës janë bërë të pabanueshme si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit. Edhe në fshatin Baks-Rrjoll në njësinë administrative Velipojë janë mbi 10 shtëpi

që i ka dëmtuar tërmeti por ende askush nga pushteti vendor dhe qëndror nuk ka shkuar për të verifikuar gjendjen. Banesa e familje Toli në Baks-Rrjoll ka pësuar dëme të konsiderueshme.Gjelina Toli thotë se shtëpia është bërë e pabanueshme teksa tregon edhe vështirësitë ekonomike në të cilën ndodhen

E zonja e shtëpisë kërkon që aty të vijnë inxhinierë dhe ekspertë për të vlerësuar shtëpinë sepse sipas saj është bërë e pabanueshme

Si familje Toli janë edhe shumë të tjera në zonën e Velipojës që kanë pësuar dëme të konsiderushme nga tërmeti i 26 Nëntorit.Ndërkohë këto familje qëndrojnë në pritje që dikush ti ndihmojë sikurse pjesa tjetër në këtë situatë tepër të vështirë në të cilën ndodhen

Artikulli paraprakRREZIKU I DEPOZITAVE TË UJIT NË TARRACAT E PALLATEVE
Artikulli tjetërTËRMETI GODET ITALINË, BANORËT DALIN NË RRUGË