Barazia gjinore vazhdon dhe mbetet si një nga temat më të diskutuara në Shqipëri duke nxitur debate e replika nga më të ndryshmet.

E sa i përket kësaj të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në Shqipëri gratë vazhdojnë të mbajnë mbi supe barrën e martesave të hershme, të qëndrimit në shtëpi për përkujdesje ndaj familjes, hendekun gjinor të pagave, si dhe papunësinë.

Një studim i publikuar të enjten nga Instituti Shqiptar i Statistikave ku pasqyrohej situata gjinore e burrave dhe grave në vend për vitin 2017, ofron të dhëna të rëndësishme për pabarazinë gjinore.

Star Plus pyeti disa nga qytetaret shkodrane dhe ato vijojnë të mendojnë se barazia gjinore vijon të mbetet ende larg realitetit të sotëm.

Lëvizja e gruas në vendin tonë për barazi gjinore ka ca kohë që është stereotipizuar në disa veprimtari shoqatash të ndryshme por që mbeten në “kufijtë e propagandës” së thjeshtë, dhe impakti i tyre është shumë i ulët ku reflektimi social i luftës së tyre është gati i pandjeshëm dhe i padukshëm.

Kështu barazia gjinore në Shkodër duket se do të jetë një rrugë e gjatë drejt balancimit të peshores burra-gra ose një grusht i hekurt i tradiës së hershme shqiptare.

 

Artikulli paraprakOBOTI, FSHATI VETËM ME PLEQ
Artikulli tjetërKONCERT ME ILAHI NË TEATRIN “MIGJENI”