Vllaznia është eliminuar nga “Final Four”. Shkodranët nuk shkuan më shumë se sa barazimi pa gola ndaj Egnatias në gjysmëfinale, duke mos kaluar dot më tej. Skuadra rrogozhinase e mbylli kampionatin e rregullt në vendin e parë dhe për këtë arsye, kishte barazimin si avantazh. Kështu, me ndeshjen që u fiksua në rezultatin 0-0, Vllaznia e mbylli këtu rrugëtimin e saj, duke u eliminuar nga gara për titull. Pas ndeshjes, trajneri i kuqebluve, Thomas Brdariç, u shfaq i zhgënjyer, por tha se Egnatia e meritoi finalen.
Nga ana tjetër, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, tha se ishte një ndeshje me dy tabllo, por që ekipi i tij arriti ta menaxhojë më mirë.
Tashmë, te Vllaznia duhet të vazhdojnë të presin ende për titullin kampion, që mungon prej një kohe të gjatë.