Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan miqësoren me Arabinë Saudite në Abu Dhabi. Pjesa e parë është mbyllur në avantazhin 1-0 të Arabisë Saudite, me golin që u shënua në minutën e 43 të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë.
Me nisjen e 45 minutave të dyta, kuqezinjtë kanë barazuar me shkodranin Balaj. Kombinimi i Bekimit me Roshin ka sjellë golin për barazimin 1-1 në minutën e 48 të takimit.
Në fushë pjesën e dytë u aktivizuan këta futbollistë: Roshi, Skuka, Balaj, Mitaj, Rrapaj, Kalaku, Janku