Si gjithmonë bëhet fjalë mbi respektimin e ligjit dhe të rregullave që disa herë janë më tepër striktë se ç’duhet. Por bëhet fjalë që Barcelona, edhe pse është një klub i pasur nuk mund ti lejojë vetes të paguajë gjoba gjatë të gjithë sezonit. Atëherë: rregullorja e UEFA-s nuk lejon ekspozimin në stadiumi të çfarëdolloj pankarte apo flamuri që të përmbajë mesazhe politike. Kush shkel rregulloren sanksionohet dhe gjobitet.
Dhe kjo i ndodhi pikërisht blaugranave, që i u gjobitën me 30 mijë euro për flamujt që u valëvitën gjatë finales së Championsit të fituar ndaj Juventusit në Berlin. Për Barcelonën, UEFA i shesh gjërat tepër “bardh e zi”. Klubi i drejtuar nga Josep Maria Bartomeu organizoi një mbledhje me institucionin qeverisës të futbollit europian dhe më pas me një komunikatë zyrtare i kërkoi UEFA-s një ndryshim në rregullore pasi sipas Barçës “flamujt katalanë i përgjigjen një ndjenje popullore shumë antik dhe të pranuar nga shoqëria spanjolle që shkon shumë përtej mesazheve politike, dhe si rrjedhojë, shfaqja e tyre në stadiumet e futbollit nuk mund të jetë subjekt sanksionesh në të ardhmen”. “Klubi ka vendosur ti paraqesë UEFA-s në këtë mbledhje realitetin social katalanas dhe integrimin e flamujve si në jetën e përditshme në Katalonjë ashtu si edhe në klubin e futbollit të Barcelonës. Duke marrë parasysh këtë kërkese me shkrim, UEFA duhet të bëjë për herë të parë një përjashtim duke mos aplikuar më gjoba për klubin kampion të Europës.