PSG HUMBET NË SHTËPI, NDËRKOHË QË GJERMANËT JANË MUNDUR NGA PORTO. Tronditen bavarezët, shtaërrohet PSG, edhe pse nuk munguan golat e skuadrave që humbën. Bayern Munih i Pep Guardiolës ka pësuar disfatë tronditëse nga Porto me rezultat 3-1, në ndeshjen e parë çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Bayerni e filloi në mënyrë katastrofale ndeshjen duke i dhuruar një penallti të hershme Portos, e Ricardo Quaresma nuk gaboi nga pika e bardhë (3’). Nuk kaluan as shtatë minuta dhe Quaresma e ngriti përsëri në këmbë tërë stadiumin me golin e tij të dytë, i cili erdhi pas gabimit të tmerrshëm të Dantes në mbrojtje. Edhe pse në disavantazh prej dy golave, Bayerni nuk u dorëzua aspak dhe shtoi presionin në skuadrën portugeze duke kërkuar golin e rikthimit, të cilin edhe arriti përmes Thiago Alcantaras(28’), që e shfrytëzoi një harkim të mirë të Jerome Boateng. Pas këtij goli, Bavarezët e kontrolluan lojën duke e qarkulluar topin në kërkim të hapësirave në mbrojtjen portugeze, mirëpo nuk patën ndonjë rast për t’u përmendur. Në pjesën e dytë Manuel Neuer e shpëtoi Bayernin nga kolapsi me një pritje madhështore që i bëri Hector Herreras në minutën e 57-të. Sidoqoftë, Neuer nuk pati asnjë mundësi ta ndalë Jackson Martinez(65’) i cili e dribloi atë për të shënuar golin e tretë të Portos. Edhe kësaj radhe mbrojtja e gjermanëve dështoi, ndërsa gabimin e bëri Boateng. Deri në fund të ndeshjes Bavarezët e mbajtën topin mirëpo nuk patën raste për të shënuar, dhe kështu Porto e fitoi këtë ndeshje me plot meritë. Bayernit i duhet një rezultat prej 2-0 në Allianz Arena për të shkuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen tjetër u shfaqe një Barcelonë e frikshme, e cila shënoi dhe tregoi predominim në fushë me 3 gola, teksa thuajse ka prerë një biletë për në gjysmëfinale.

Artikulli paraprakDHUNA NË SERBI, SOT BETEJA E FUNDIT
Artikulli tjetërEKSPOZITË ME GAZETA DHE REVISTA TË VITEVE 90’