Barcelona është kampionia e botës e 2015-ës. Katalanasit kanë fituar 3-0 në finale ndaj River Plate falë një goli të Lionel Messit dhe dy realizimeve të Luis Suarez. Në këtë mënyrë skuadra e Luis Enrique e ka mbyllur vitin kalendarik me pesë trofe të fituar:
La Liga, Champions League, Kupa e Mbretit, Superkupa e Europës dhe Botërorit për Klube. Lionel Messi, pasi ka munguar në gjysmëfinalen kundër Guangzhou për shkak të një problemi në veshka, ka qenë në lojë sot nga minuta e parë dhe në minutën e 36-të, pas një asisti të Neymar, edhe ky në lojë nga fillimi pas mungesës në gjysmëfinale, ka zhbllokuar takimin me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës së rreptësisë. Në pjesën e dytë ka menduar Luis Suarez të mbyllë takimin, duke realizuar një dygolësh në minutat 49’ dhe 68’. Pesë gola për uruguaianin në dy ndeshje të luajtura në këtë kompeticion. River Plate është munduar të vërë në vështirësi katalanasit, por nuk ka arritur t’ia dalë me sukses, ndërsa Barcelonën që ka fituar Botërorin për Klube për herën e tretë: 2009, 2011, 2015.