Barcelonë, rrethohet “Sagrada Familia”, aksion anti-terrorizëm
Agjentë të anti-terrorizmit kanë rrethuar mbrëmjen e sotme katedralen “Sagrada Familia” në Barcelonë nën kuadrin e një operacioni anti-terrorist. Policia ka mbyllur të gjitha rrugët rreth katedrales dhe ka udhëzuar qytetarët që të shmangin këto rrugë, ndërsa shërbimi i transportit publik është urdhëruar të mos ndalojë nëpër stacionet në këtë zonë. Forca të shumta të anti-terrorizmit ndodhen në vendngjarje, ndërsa mediat vendase raportojnë se shkak për këto masa është bërë një fugon i cili është parkuar pranë katedrales. Bëhet e ditur se për të kontrolluar fugonin e parkuar pranë katedrales janë aktivizuar shërbimet eksperte për eksplozivë. Gjithashtu autoritetet vendase i kanë bërë thirrje banorëve që banojnë në këtë zonë, të mos largohen nga shtëpia dhe të tregohen vigjilent ndaj këshillave që zyrtarëve të policisë