Barcelonë, shpërthim në një resort turistik, 1 i vdekur e 14 të plagosur

Një person ka mbetur i vdekur dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një resort turistik në Barcelonë. Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin në ndërtesat në Premia de Mar, një qytet turistik rreth 25 kilometër në veri të Barcelonës. “Shpërthimi ndodhi në orën 08:25 të mëngjesit dhe janë prekur 15 persona. 14 prej tyrë janë plagosur ndërsa njëri ka vdekur”, është shprehur zëdhënësja e shërbimeve emergjente të Barcelonës. Sipas raportimeve 2 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Ndërsa mediat lokal kanë publikuar imazhet e zjarrit që kishte përfshirë ndërtesën 7 katëshe.

Artikulli paraprakMALI I ZI, PARTITË SHQIPTARE BËHEN BASHKË PËR ZGJEDHJET
Artikulli tjetërITALI,POLICIA KAP DY HAJDUTE SHQIPTARË