Këshilli i Qarkut Shkodër ka reaguar ashpër ndaj vendimit te këshillit te ministrave i cili sipas saj po i heq kompetencat vendore duke shkelur rënde kushtetutën, aktet ligjore dhe nënligjore.
Kryetarja e këtij institucioni Greta Bardeli në një dalje për mediat shprehet se qeveria po shkrin ndërmarrje, por largon njerëz nga puna duke punësuar dukshëm militante të mazhorancës në pushtet.Këshilli i Qarkut Shkodër u shpreh nder te tjera se supermacia e ligjit po zhduket, ndarja e pushtetit nuk egziston duke u cenuar pushteti vendor.Kryetarja Bardeli theksoi bindshëm se institucioni që ajo përfaqëson do te reagoje për abzolutizmin politik i cili sipas saj po çimentoset gjithnjë e më shumë.