Në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta regjisori dhe muzikanti i mirënjohur Bardh Smaja u përkujtua në një aktivitet nga muzeu historik i Shkodrës “Oso Kuka”. Kujtimet për familjen por edhe mes artistëve janë të mëdha thotë bashkëshortja dhe njëkohësh aktorja Merita Smaja.

Duartrokitjet e shfaqjes së fundit që vuri në skenën e teatrit “Migjeni” “Kandili i Argjandit”, vepër e Martin Camaj, i mori vetëm pak ditë përpara ndarjes nga jeta teksa ndodhej në spital.

Miqtë e kujtojnë Bardh Smajën jo vetëm si një regjisor por edhe si një person me vlera të rralla njerëzore.

Arritjet e Bardh Smajës nuk janë vetëm si regjisor dhe aktor por edhe si instrumentist i talentuar.

Fatbardh Smaja në shtatorin e 1956-ës ndërsa u nda nga jeta në vitin 2015 në moshën 59-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Ai ka sjellë çdo vit në skenat e teatrove shqiptar, vepra të një rëndësie të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare, ku tematika dhe mesazhi i përcjellë e veçon shfaqjen. Smaja numëron rreth 90 role në komedi, dramë, tragjedi por dhe kinematografi si në filmat “Fundi i një gjakmarrjeje “,”Fejesa e Blertës”, “Ngjyrat e moshës” e disa të tjera.

Artikulli paraprakKABLLOT AJROR SHQETËSIM NË LEZHË
Artikulli tjetërVAKSINIMI KUNDËR GRIPIT NË LEZHË