POSTIMI I BARDH SPAHISË
Rreth 10 km rradhë për të paguar taksën e turpit të qeverisë, në rrugën më të shtrenjtë në historinë e ndërtimit, për të hyrë nga veriu në drejtim të Tiranës.
U bëj thirrje kryetarëve të bashkive dhe deputetëve të veriut të reagojnë ndaj kësaj vjedhjeje, diskriminimi dhe situate të papranueshme, në të mirë dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve të tyre.
Përfaqësuesit e partisë shtet të gjejnë kurajon dhe të ngrihen mbi interesin e partisë/organizatës kriminale.
Gjithashtu u bëj thirrje bashkqytetarëve të zonave të veriut dhe mbarë Shqipërisë të reagojnë ndaj hajdutërisë së bandës në pushtet duke protestuar me datë 11 Korrik ne ora 20:00 në mbrojtje të vendit dhe të ardhmes tonë.