Kandidati për deputet i Partisë Demokratike Bardh Spahia përmes nje statusi ne “Facebook” ka deklaruar se 25 prilli do te jetë pa mëdyshje fitorja e te rinjve, kryesisht e atyre që votojnë për herë të parë. Ai takoi nga afër disa të rinj nga qyteti i Shkodres të cilët janë optimist për fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare.
#25Prilli do të jetë pa asnjë mëdyshje fitorja e të rinjve, e veçanërisht atyre që do të votojnë për herë të parë
Së bashku me Helgën, takuam të rinj dhe të reja të Shkodrës, të cilët janë mbështetja dhe fryma e fitores së Partisë Demokratike
Të rinjtë besojnë tek e nesërmja, tek programi i Partisë Demokratike, si e vetmja alternativë për mbështetjen e rinisë shqiptare.