Gjithcka ka nisur rastesisht si nje kafe e thjeshte e strukturave te Forumit Rinor te Partise Demokratike te Shkodres, por rinia ne Shkoder duket se perballe qeverise aktuale ka nje kauze te forte.
I tille ka qene takimi i organizuar ne nje nga lokalet e qytetit te Shkodres, ku me shume se 200 te rinj te forumit rinor te partise demokratike te shkodres kane diskutuar ne lidhje me hapat qe do te ndermerren kunder kesaj qeverie. I pranishem ne kete takim ka qene edhe anetari i kryesise se Partise Demokratike Bardh Spahia, i cili me te rinjte shkodrane ka diskutuar ne lidhje me situaten aktuale politike ne vend. Sipas Spahise, sot shqiptaret e kryesisht rinia po perballet me nje sistem te ngritur kriminal ne vend, me nje papunesi gjithnje e ne rritje, me abuzime ne cdo sektor te ekonomise dhe te mireqenies, cka po detyron cdo dite, te rinjte dhe shqiptaret qe te largohen duke braktisur vendin. Gjate ketij takimi, anetari i Kryesise se Partise Demokratike, Bardh Spahia me te rinjte ne Shkoder, ka riperseritur edhe njehere kauzen e partise Demokratike per dekriminalizimin e politikes shqiptare, kauze e cila ende sot nuk po vihet ne vend, sepse sipas Spahise kjo qeveri ka frike te largoje kriminet dhe personat qe padrejtesisht i sollen ne pushtet. Por gjate ketij takimi, eshte diskutuar edhe per 2 Prillin, 25 vjetorin e kesaj ngjarje ne Shkoder, ku edhe asaj kohe ishte rinia shkodrane ajo e cila reagoi kunder nje sistemi totalitar dhe te eger sic ishte diktatura komuniste, dhe u riperserit nevoja qe rinia te jete serish ne balle te aksionit opozitar kunder qeverise shqiptare. Te rinjte e Forumit Rinor te PD-se, ne 2 Prill kane planifikuar edhe nje reagim te forte kunder padrejtesive qe kane perfshire vendin e kryesisht te rinjte ne vend.