Nga Berdica për tu shtrirë në të gjithë bashkinë Shkoder, do të nis fitorja e Bardh Spahisë dhe koalicionit “Shtëpia e lirisë”. Ky ishte mesazhi që mori nga njësia administrative e Berdicës, gjatë takimit me banorët dhe strukturat demokrate të zonës, kandidati Spahia.
Duke e cilësuar moment historik për opozitën këtë proçes, banorëve ju kërkua angazhim maksimal që nga këto zgjedhje të fitojë mbi të gjitha opozitarizmi i vërtetë. Edhe ata që sot janë rreshtuar krah siglës dhe që i mban Edi Rama, do të na bashkohen sapo t’i lëshojë ai.
Kandidati Bardh Spahia duke falenderuar komunitetin e kësaj zone dhe mbarë bashkisë Shkoder që përherë ja kanë dhënë mbështetjen e pakursyer, kërkoi që me 6 mars të gjithë të behen gardian të opozitës së vërtetë, duke injoruar modelin e kompromisit.
Në fund e kishte edhe një ftesë për banorët e bashkisë Shkoder. Duke i garantuar banorët e Berdicës që bashkia e Shkodres pas 6 Marsit do të jetë përherë krah tyre në zgjidhjen e problematikave dhe me investime konkrete, Spahia i ftoi të bëjnë zgjedhjen e duhur, koalicionin “Shtepia e lirisë”.