Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia i ftuar në emisionin “Tonight” në Star Plus Tv të gazetarit Blerti Delija deklaroi se Partia Demokratike do të fitojë në pesë bashkitë e qarkut Shkodër në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Kryebashkiaku Spahia nuk dëshiroi të komentojë mbi kundërshtarin e tij të mundshëm Benet Beci në radhët e PS në zgjedhjet e 14 majit.

Drejtuesen politike të PS për qarkun Shkodër Elisa Spiropali kryebashkiaku Spahia e cilësoi si një turiste e cila është bashkëpërgjegjëse bashkë me deputetët e PS për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet Shkodra dhe mungesën e investimeve.

Sa i përket kalimit të deputetit të Shkodrës Agron Çela nga Partia e Lirisë në radhët e PS, kryebashkiaku Spahia tha se është një zgjedhje personale që nuk do ndikojë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Sa i përket raportit të qeverisë me bashkinë Shkodër, qeveria u shpreh kreu i bashkisë Shkodër nga 42 projekte ka mbështetur vetëm 4 të tilla.

Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia iu përgjigj edhe shumë pyetjeve të tjera në emisionin “Tonight” lidhur me drejtimin e bashkisë dhe projektet në të ardhmen.

 

Artikulli paraprakNISIN SHKARKIMET E UJIT NGA HIDROCENTRALI I VAU DEJËSIT
Artikulli tjetërOSHEE: ASNJË NJËSI ADMINISTRATIVE PA ENERGJI ELEKTRIKE