Kryetari i Bashkisë Shkodër z. Bardh Spahia ka pritur në një vizitë kortezie me rastin e marrjes së detyrës, myftiun e zonës Shkodër imam Muhamed Sytari.Myftiu Sytari ka konfirmuar dëshirën për të vijuar bashkëpunimin me Bashkinë e Shkodrës dhe personalisht me kryetarin Spahia në interesin më të mirë të komunitetit.
Kryetari Spahia ka falënderuar myftiun Sytari për vizitën dhe urimet, duke e siguruar se bashkëpunimi me komunitetit mysliman por edhe besimet fetare në përgjithësi, do të jetë i vazhdueshëm e konkret.