Deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia denoncoi përpjekjet e Policisë së Shkodrës për arrestimin dhe kërcënimin e të rinjve në protestën e djeshme antiqeveritare.

“I bëj thirrje Edvinit, Fatmirit, Hakiut që ka humbur bashke me Sajmirin dhe drejtuesve të policisë të Shkodrës, të ndalojnë urgjentisht provokimet ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj.”- tha deputeti Spahiu. Ai i kërkoi policisë të fokusohet tek lufta kundër krimit, drogës dhe trafiqeve të ndryshme, që fatkeqësisht, në shumë prej rasteve, Bardh Spahia tha se drejtohen dhe kontrollohen pikërisht nga drejtues të lartë të policisë. “Do të ishte më mirë që policia të merrej me gjetjen dhe kapjen e atyre oficerëve të lartë të policisë të implikuar direkt në kultivimin dhe trafikun e drogës,por edhe shumë të tjerëve që kanë lidhje me krimin e organizuar. I bëj thirrje drejtuesve të policisë Shkodër dhe gjithë strukturës së policisë, të rrijnë larg provokimeve dhe kërcënimeve politike.”- tha Bardh Spahia.

“Shpirtin e lirë, fjalën e lirë të shkodraneve nuk e ka mposhtë dot as diktatura më e egër në botë ajo e baballarëve tuaj, mos e provoni edhe ju se do “thyeni hundët”.- shkruan deputeti Spahia ne Facebook. Bardh Spahia tha se kërcenimet dhe tentativat e policisë për të intimiduar protestuesit e djeshëm nuk trembin askënd. Përkundrazi ato do të marrin reagimin e qytetareve shkodranë, të cilëve po ju mbaron durimi. Hiqni dore nga provokimet sepse do te konsiderohen te pa tolerueshme, pasojat mund te jene shume te renda dhe pergjegjesia do jete komplet e juaja.”-ishte thirrja e deputetit Spahia per drejtuesit e Policise se Shkodres!

Artikulli paraprak33-VJEÇARI SHQIPTAR VRITET ME THIKË TEKSA SHËTISTE ME NJË FEMËR
Artikulli tjetërPROTESTA TË DHUNSHME PARA AMBASADËS AMERIKANE NË LIBAN