Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia, ka shtruar iftarin tradicional me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit. Në fjalën e tij, duke falenderuar të pranishmit që ju bashkuan kësaj sofre, Spahia evidentoi vlerat që shpalosen në këtë muaj të sakrificës, ku secili forcon besimin në Zotin dhe solidarizohet me tjetrin.

Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaji i paqes, sakricës dhe solidaritetit. Iftaret që organizohen përgjatë tij, janë tregues i harmonisë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në mes individëve dhe institucioneve, vlera që e kanë evidentuar Shkodrën gjithmonë.

Artikulli paraprakAKSI SHKODËR- HANI I HOTIT, BURIM AKSIDENTESH
Artikulli tjetërFSHATI GRUDË E RE ME RRUGË TË AMORTIZUARA