Postimi i Bardh Spahise
SPAK TË HETOJË SHËRBIMET E BENET BECIT NDAJ KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE SKANDALIN E PRESIONEVE TË TIJ NDAJ ZYRËS PËR LEJET E NDËRTIMIT.
Në zhurmën mediatike për aksionin e SPAK ku janë përfshirë pothuaj të gjithë aktorët e Rilindjes, rasti tipik i shpërdorimit të detyrës dhe përfshirjes së krimit dhe bandave në vendimarrje është Bashkia e Shkodrës.
Pak javë më parë në këtë bashki, Taulant Dibra, Drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit Urban, ka dhënë dorëheqjen duke mos pranuar të bëhët “pis” nga presioni që Benet Beci dhe Shefja e Kabinetit të tij kanë ushtruar për dhënien e lejeve të ndërtimit nën presionin dhe për llogari të krimit dhe bandave.
Kjo drejtori është vetëm maja e ajsbergut e inkriminimit dhe shërbimit ndaj bandave që ofron Benet Beci duke urdhëruar e kërcënuar vartësit e tij për llogari të tyre, dhe duke i lënë të përballen të vetëm e të tradhëtuar me presione nga më të ndryshmet nga krimi i organizuar.
Dorëheqja e titullarit të emëruar nga vetë Beci dhe specialistes së lejeve të ndërtimit vetëm pak ditë më vonë nga një tjetër rast flagrant i dhunimit të specialistit të prokurimeve publike në bashkinë Shkodër Ermal Dizdari, rast për të cilin Benet Beci në mënyrë të turpshme dhe kriminale heshti, janë dëshmi e asaj që sot Shkodrën e drejtojnë bandat me të cilët erdhi në pushtet duke grabitur votat e shkodranëve ndërkohë që shumë shpejt do të grabisë edhe pronat dhe hapësirat publike të tyre me ndërtimet shumëkatëshe dhe kullat e pastrimit të parave të krimit që presin të “mbijnë” në qendër të Shkodrës, duke dëmtuar rëndë e në mënyrë të pakthyeshme identitetin dhe trashëgiminë kulturore të një qyteti me të cilin nuk i lidh asgjë përvec babëzisë për ta rrjepur.
Të bashkuar në betejë 🤝 #osotokurrë🇦🇱#protestë11Korrik 🕗 20:00📍Kryeministria