Njëzëri elita e sportit shkodran dhe atij shqiptar i dhanë mbështetjen e tyre kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia për zgjedhjet e 14 Majit. Gjatë takimit që zhvilloi me to, ai shpalosi programin 4 vjeçar që e transformon realitetin e sportit në Shkodër.
Ndërtimi i një ministadiumi, i sallës së re sportive, terreneve në çdo lagje dhe njësi administrative, mbulim i tarifës së fushave sportive për ndeshjet zyrtare rritje e trajtimit dhe shpërblimit për sportistët elitarë, bursa për sportistët janë disa nga pikat që parashikon programi i kandidatit Spahia. Shumë shpejt edhe muzeu i sportit në Shkodër.
Sportistët i dhanë mbështetjen e tyre zotit Spahia.
Shkodra do të jetë aty ku i takon në rang kombëtar dhe ndërkombëtar në të gjitha disiplinat e sportit tha në mbyllje kandidati Spahia duke i falenderuar për mbështetjen.