Me organizatat e shoqërisë civile që operojnë në territorin e bashkisë Shkoder, e zhvilloi takimin e radhës kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë” Bardh Spahia. Duke dëgjuar me vemendje propozimet dhe shqetësimet që ato kanë në punën e tyre të përditshme, Spahia ndërsa e quajti Shkodrën, qytetin model për nga kontributi që japin këto organizata, garantoi nisjen e një ere të re bashkëpunimi me ato, pas 6 Marsit.
Për ta konkretizuar këtë hap, me marrjen e detyrës ai propozoi nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi, që i jep të dy palëve mundësinë të bëjnë më të mirën për nevojat që ka sot komuniteti i bashkisë Shkoder.
Të gjitha energjitë e bashkisë Shkoder dhe organizatave të shoqërisë civile, do të shkojnë në funksion të përmirësimit të shërbimeve dhe dhënien e produkteve që i vlejnë Shkodres së sotme dhe të neserme, e mbylli fjalën e tij kandidati Spahia.