Kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Shkodrën, Bardh Spahia, në kuadër të fushtës zgjedhore në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit është takuar me tregtarët e merkatës së lagjes Rus në Shkodër.
Spahia u shpreh se pandemia iu mbivendos problemeve që ka krijuar keqqeverisja e Ramës në këto 8 vite.
Spahia shtoi se prioriteti i “Shtëpisë së Lirisë” është stimulimi i çeljes së bisneseve të reja sidomos atyre familjare, krijimi i një klime të ngrohtë e bashkëpunuese si dhe vëmendja e shtuar drejt kësaj kategorie.
Edhe në zgjedhjet e 6 marsit vota e tregtarëve siç shprehen vetë ata do të jetë vetëm për kandidatin Spahia.
POSTIMI I PLOTË
Pandemia ❌ i’u mbivendos problemeve që ka krijuar keqqeverisja Rama këto 8 vite.
Biznesi nuk u mbështet aspak, ndërsa qindra prej tyre u detyruan të mbyllin aktivitetin. ⛔
🤝 Biznesi ka nevojë për mbështetje, për lehtësi të vazhdueshme fiskale ✍🏻. Lagjja Rus dhe markata e saj, kanë një shtrirje të gjërë të aktiviteteve të shumëllojshme tregtare. Pavarësisht vështirësive, tradita qindra vjeçare e Shkodrës vazhdon por edhe përtërihet. 👍🏻
💙Vëmendja jonë e shtuar, stimulimi i çeljes së bisneseve të reja sidomos familjare, krijimi i një klime të ngrohtë e bashkëpunuese, është prioriteti ynë për sot dhe neser. 🇦🇱
🤝 Mbeshtetja e gjërë që mora sot nga tregtarët dhe banorët, është një shtysë më shumë për mua në administrimin bashkarisht të Bashkisë Shkodër. 💙