Bardh Spahia fton te rinjte shkodrane ne emigrim te votojne ne Shqiperi per ndryshimin: T’i kthejme rinine Shkodres. Me Lulzim Bashen, Shqiperia anetare e BE.

Me moton, “T’i kthejme rinine Shkodres”, kandidati i PD Bardh Spahia zhvilloi nje bisede online me te rinj te talentuar shkodrane, qe jane larguar nga vendi per shkak te keqqeverisjes 8 vjecare te Edi Rames.

“Korrupsion, kriminalitet, rryshfet, mungese meritokracie, shteti ka fytyren e Edi Rames, prandaj duhet ndryshim”- kane qene fjalet e te gjithe rinjve shkodrane, pjese e nje bashkebisedimi te gjate me kandidatin e PD per qarkun Shkoder, Bardh Spahia.

Ai beri pergjegjese qeverine per deshtimin e votimit elektronik, qe u hoqi mundesine te rinjve te larguar te votojne nga atje ku jetojne. “Duke mos ju regjistruar, Edi Rama ju hoqi te drejten kushtetuese te votes”- tha Bardh Spahia, por ai ftoi tw rinjte qe ne 25 Prill te kthehen per te votuar dhe per t’u bere pjese e ndryshimit.

“Neser ne qeverisje, ne do te bejme te mundur jo vetem votimin elektronik per cdo qytetar shqiptar brenda dhe jashte vendit, por kemi objektiv te kthejme ne atdhe rinine, duke u siguruar pune.

PD ka nje program serioz per familjen, per rinine, per ekonomine, per rikthimin e shpreses e ne menyre te vecante per afrimin e Shqiperise me BE.- tha Bardh Spahia me te rinjte.

Artikulli paraprakZGJEDHJET/ CELIBASHI I SHQETËSUAR: PO HUMBASIM KOHË, NUK PRISJA KAQ KUNDËRSHTI NGA PARTITË PËR FLETËN E VOTIMIT
Artikulli tjetërKREMTOHET SOT MESHA E PASHKËVE KATOLIKE, ARQIPESHKIVI I SHKODRËS URON NGA REHABILITIMI PASI KALOI COVID: VAZHDONI LUTJEN TUAJ PËR MUA DHE PËR TË GJITHË TË SËMURËT