Urgjenca Mjekësore e Tiranës drejt rrënimit të plotë: 120 punonjës punojnë në 7 autoambulanca të shkatërruara, nderkohë që kompani private përfitojne pagesa të majme nga taksat e qytetarëve për të ofruar këtë shërbim. Në ajsbergun e korrupsionit në shëndetësi shërbimi kombëtar i Urgjencës sigurisht

qe zë një vend te konsiderueshem. Kjo për faktin që lidhet me një shërbim aq të prekshëm e aq pranë qytetarëve në nevojë, për shkak të mbingarkesës që krijohet ne Qsut nga mosfunksionimi i urgjencës së Tiranës.

Nga një shërbim mjaft efikas që u shërbente mbi 1 milion qytetarëve në banesë apo në ndërtesën e urgjencës së Tiranës është kthyer në një shërbim taksi dhe ai në kushte aspak dinjitoze e me rrezik për jetën.

Në këtë shërbim funksionojnë vetëm 7 autoambulanca dhe ato të amortizuara e të keqpajisura. Kanë qenë të shpeshta rastet kur pacientët kanë humbur dhe jetën për shkak të mungesave në pajisjet thelbësore për trajtimin e urgjencave, si defibrilator, bombola oksigjeni, etj,etj.

Në këto rrangalla që ecin shërbejnë 120 vetë personel ( mjekë infermierë shoferë). Vetëm ky krahasim mjafton per të treguar sa qesharake është situata. Një llogari e thjeshtë nxjerr që për cdo autoambulance shërbejnë 8 veta personel cka është praktikisht e pamundur.

Deri në shkurt 2016 kur filloi i ashtuquajturi projekt i Urgjencës Kombëtare, shërbimi i Urgjencës së Tiranës numëronte 63 vete personel dhe 12 autoambulanca. Pa llogaritur këtu personelin e tejfryrë të QKUM rreth 90 veta personel që paguhen me rreth 60000 lekë të reja në muaj e që presin thirrjet telefonike.

Këtë sherbim në urgjencën e Tiranes dikur e mbulonin nje infermier dhe 1 mjek në cdo turn. Të gjitha këto shpenzime për paga të njerezve qe nuk kryejne asnjë punë, madje as nuk dalin fare në punë, të pajisjeve të blera me shifra stratosferike në QKUM jane para nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë .

Që paguajnë për një shërbim qe ka njohur vetëm përkeqsim në 4 vitet e fundit. Qytetarët sërish duhet ti bartin të sëmurët me makina personale drejt QSUT e aty të mbajnë rradhë me orë të tëra.

Mjafton të shohim rradhët në urgjencën e pediatrisë dhe të infektivit muajt e fundit qē vendi ndodhet në qendër të epidemisë së fruthit.

Qershia mbi tortë e këtij lëmshi korrupsioni është kompania “Era” një kompani fantazëm që shfrytëzon të dhënat e QKUM e që ofron shërbim në të njëjtat zona.

Kjo kompani u paraqit si një fondacion bamirës që do te trajnonte personelin shëndetësor por në fakt shërbimet e Eres paguhen plot 15000 leke te reja për cdo rast vizite apo emergjence nga buxheti i shtetit.

Çuditërisht janë pikërisht autoambulancat e kësaj kompanie private të cilat lajmërohen të parat dhe shfaqen të parat edhe pse mund të jenë më afër autoambulancat shtetërore, sigurisht përkundrejt pagesës se majme dhe shërbimeve të privilegjuara.”

Artikulli paraprakINVESTIM NË HEKURUDHA, PËR SHKODRËN S’KA FOND
Artikulli tjetërELSEDITA SELAJ NË OLIMPIADË DHE KAMPIONATIN BOTËROR