Bardh Spahija nuk mohon faktin se mund të jetë një prej kandidaturave për deputetet të partisë demokratike për qarkun e Shkodrës. Edhe pse nuk e quant ë rëndësishme, Spahija thotë qartë se do të jetë në vijën e parë të PD për të rrëzuar qeverinë aktuale.Pd sipas Spahisë ka vend për t’u përmirësuar ndërsa thotë se demokratët duhet të jenë të bashkuar.
I pyetur për votimet e fundit në Shkodër ku e majta për këshillin e qarkut por edhe në këshillin bashkiak votoi kandidaturat e djathta, Spahija thotë se nuk ka të bëjë me marrëveshjen e fshehtë.Sa i përket PD-së së Shkodrës por edhe në përgjithësi Spahia hedh poshtë të gjitha aludimet duke deklaruar se është në rrugën e duhur.Bardh Spahija drejton departamentin e emigracionit në PD si dhe pritet që të jetë një prej kandidatëve për deputet në listën e PD për qarkun e Shkodrës për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.