Banorët në rrugën Bardhaj në njësinë administrative vuajnë prej shumë vitesh nga mungesa e infrastrukturës në këtë zonë. 12 vitet e fundit situata është bërë tejet problematike sa I takon edhe mungesës së shtyllave elektrike të cilat banorët I kanë zëvëndësuar me kallama dhe drurë të hollë.

1 vit më parë, si shkak I amortizimit të telave, një banor I zonës humbi jeten ndaj banorët ulin automatet në banesa sa herë ka reshje shiu.
Ndërkohë, amortizimi I infrastrukturës rrugore është një nga problemet më të hershme në këtë zonë. Për shkak të reshjeve të shiut, fëmijët e kësaj zone nuk shkojnë në shkollë prej ditësh.

Përveç problemeve ekonomike dhe sociale, banorët në zonën Bardhaj rrezikohen çdo ditë nga mungesa e një rrjeti elektrik në kushte të përshtatshme, gjë për të cilën nuk kanë menduar akoma institucionet përgjegjëse.

Artikulli paraprakITALI, ARRESTOHEN GRABITËSIT MES TYRE SHKODRANË
Artikulli tjetërSHKODËR, MYFTINIA IFTAR PËR VËLLAZËRINË ISLAME