Me dhjetëra familje vijojnë të jetojnë në kushte të vështira në fshatin Bardhaj, ku përveç rrugës, që është problemi kryesore për ta, mungojnë edhe energjia elektrike dhe shërbime të tjera. Në këtë rrugë, e cila bashkon disa lagje të fshatit Bardhaj kalojnë çdo ditë qindra banorë, ndërsa nuk ishtë investuar prej 30 vitesh.

Banorët janë të gatshëm të bashkëfinancojnë projektin për rikonstruksionin e rrugës.

Edhe pse disa herë janë bërë publike kërkesat e këtyre banorëve, bashkia Shkodër ende nuk ka marrë asnjë masë për hartimin e një plani për rikonstruksionin e rrugës dhe ofrimin e shërbimeve të tjera parësore në këtë zonë.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 11.12.2023
Artikulli tjetërPROBLEMATIKAT E LIGJIT PËR DHUNËN NË FAMILJE