
Prej më shumë se 30 vitesh, banorët e fshatit Bardhaj, në njësinë administrative Rrethina vuajnë nga mungesa e investimeve në disa sektorë. Një prej tyre është edhe kjo lagje, në të cilën jetojnë dhjetëra familje ndërsa përballen çdo ditë më problemet e infrastrukturës rrugore. Një nga banorët tregon se si kjo situatë vështirëson kushtet e tyre të jetesës.
Pavarësisht thirrjeve të shumta, banorëve në këtë zonë nuk I është plotësuar asnjë kusht për përmirësimin e kushteve të jetesës. Ndërsa në këto kushte të moshuarve por edhe fëmijëve u duhet të përballen me pluhurin gjatë verës dhe gropat e mbushura nga shiu gjatë dimrit.