Gropat e shumta të krijuara në rrugën kryesore të fshatit Bardhaj në njësinë administrative rrethina janë kthyer në një shqetësim për banorët. Ata thonë se lëvizja në këtë rrugë sa vjen dhe bëhet më e vështirë. Gropat e thella në rrugë pengojnë jo vetëm këmbësorët por edhe drejtuesit e automjeteve.

Ndërkohë banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse jo vetëm rikonstruksionin e rrugës kryesore, por edhe ndërtimin e një ure apo rrruge të re që të shkurtojë distancën e lidhjes së fshatit Bardhaj me Shkodrën.

Pas shqetësimit të ngritur nga banorët prej vitesh, në planet e bashkisë Shkodër për vitin 2025 do të jetë edhe asfaltimi i rrugës në fshatin Bardhaj të njësisë administrative rrethina.

Artikulli paraprakLEZHA PËRKUJTON MARTIRËT E FESË
Artikulli tjetërINTERES I LARTË PËR VAKSINAT E GRIPIT