Banorët e fshatit Bardhaj, në njësinë administrative Rrethina kanë ngritur shqetësimin e tyre sa I takon infrastrukturës rrugore që mungon në zonën ku banojnë. Sipas tyre, gjatë dimrit është e vështirë të kalojnë në rrugë për shkak edhe të përroit që fryhet sa herë ka reshje shiu.
Ata kërkojnë që bashkia të marrë masa sa më parë për zgjidhjen e këtij problemi.
Me këto kushte të vështira jetese përballen me dhjetëra familje që jetojnë në këtë zonë. Vështrësia më e madhe lidhet me aksesin e fëmijëve që shkojnë në shkollë, po ashtu edhe në rastet kur ambulancat nuk futen në këtë lagje në rastet e problemeve shëndetësore që kanë banorët.