Është investuar disa vite më parë për rikonstruksionin e rrugës kryesore në fshatin Bardhaj, të njësisë administrative Rrethina, por gjendja aktuale është kthyer në problem për banorët. Punimet jo cilësore kanë dhënë efektin e tyre, duke bërë që të krijohen gropa të shumta dhe të thella që pengojnë lëvizjen e rregullt të mjeteve, apo këmbësorëve. Sipas banorëve, është kërkuar disa herë rikonstruksioni I këtij segmenti por ende nuk është marrë asnjë masë.

Më problematike, situata në këtë rrugë bëhet gjatë stinës së dimrit, ku për shkak të shiut, gropat mbulohen nga uji. Nga vëzhgimi I bërë këtë të hënë, rruga është tejet e vështirë për t’u kaluar si për këmbësorët, ashtu edhe për mjtet. Ndërkohë, pavarësisht problemit të krijuar prej kohësh, njësia administrative apo bashkia ende nuk kanë marrë masa për rikonstruksionin e plotë të këtij segmenti rrugor, shumë të rëndësishëm për fshatin Bardhaj por edhe zonat përreth.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, AKSET NË SHKODËR TË KALUESHME
Artikulli tjetërÇIKLIZËM/ ‘GIRO D’ITALIA’ 2025 FILLON NGA SHQIPËRIA ME TRE ETAPA, KRYEMINISTRI RAMA DHE ORGANIZATORËT PREZANTOJNË DETAJET