Një shtyllë e improvizuar me kallama bashkë me këtë shishe uji kryejnë funksionin e shtyllave të tensionit për të mbajtur të karikuar linjën elektrike që kalon përgjatë fshatit Bardhaj. Në vitin 2019 ende na shfaqen pamje të tilla sikur në mesjetë.

Në fshatin Bardhaj të njësisë administrative Rrethina banorët përballen çdo ditë me rrezikun nga korenti. Shtyllat elektrike janë të kalbura, kurse telat rrezikojnë të biën përgjatë rrugës. Banorët janë të vetmit ata që kujdesen herë pas here për të evituar ndonjë ngjarje.

Shtylla të drunjta, apo degë pemësh që përcjellin rrymën elektrike për banorët e këtij fshati

Ndërsa kabina elektrike është jashtë cdo lloj kushti sigurie. Dera e kabinës mbyllet vetëm me një tel të hollë

Linjat janë të vendosura në shtylla të drynjta shumica e tyre të kalbura. E gjitha e shtrirë pranë rrugës, aty ku rreziku për banorët është edhe më i lartë.

Artikulli paraprakSHKODËR, VELIU: POLICIA PO LUFTON KRIMIN, KA REZULTATE
Artikulli tjetërE FRIKSHME, SHKODRA PA LABORATOR PËR KONTROLL USHQIMESH