Ky ishte apeli I bërë nga disa prej banorëve të fshatit Bardhaj, të cilët kërkojnë pastrimin e kanaleve në afërsi të banesave të tyre. Por pavarësisht kërkesës së tyre qoftë përmes medias, por edhe në rrugë zyrtare ajo ende nuk është marrë parasysh. Kërkesa e banorëve për pastrimin e kanaleve dhe rikonstruksionin e rrugës kanë mbërritur deri në këshillin bashkiak, por ende nuk ka një vendim apo projekt që mund t’I shërbejë banorëve të zonës.

Gjatë viteve të kaluara, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, kanalet e bllokuara nga mbetje e ndryshme kanë përmbytur banesat në këtë zonë. Por pavarësisht dëmeve të shkaktuara dhe rrezikut që I kanoset dhjetëra familjeve në të ardhmen, sërish nuk është vlerësuar si I nevojshëm inevstimi në këtë zonë. Banorët herë pas herë janë angazhuar vullnetarisht në pastrimin e kanaleve duke I mbuluar vetë shpenzimet, por jo çdo herë puna ka qenë efektive. Nga vëzhgimi I bërë këtë të hënë vihet re që bashkia Shkodër ende nuk ka marrë masë për përmirësimin e situatës, ndërkohë që banorëve presin t’u dëgjohet zëri I tyre.

Artikulli paraprakFUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA E NIS SI DUHET FAZËN E DYTË
Artikulli tjetërLEZHË, DEGRADON RRUGA SPITEN-SUPERSTRADË