Pamjet që po shihni janë marrë paraditen e kësaj të hëne në hyrje të fshatit Bardhaj.
Djegia e plehrave në këtë lagje ka bërë që të zona përreth kontenierëve të mbeturinave të ndotet nga tymi. Jashtë kamersa disa banorë tregojnë për Star Plus tregojnë se ky fenomen ka filluar të përsëritet shpesh por akoma nuk kanë mundur të gjejnë personat përgjegjës që shkaktojnë një akt të tillë të shëmtuar.
Pavarësisht se kontenierët e mbeturinave janë të mbushur deri në grykë, ky fakt nuk është arsye për t’i vënë flakën shprehen ato.
Thuajse çdo ditë kjo zonë e fshatit mbulohet nga tymi që çlirohet nga djegia e mbeturinave, tym I cili ndikon direct ën shëndetin e banorëve që jëtojnë atje.
Një ituatë e tillë nuk I ka rënë aspak në sy institucioneve përgjegjëse të cilat herë pas here janë gjendur përballë këtij fenomeni.
Ndëshkimi administrativ me gjobë do të ishte më e pakta që mund të bëhej kundrejt personave të papërgjegjshëm, por as kjo nuk ndodh në një kohë që duhej të ishin vetë institucionet ato që marrin masa për të ndaluar rrezikun e vazhdueshëm që I kanoset mjedisit dhe shëndetit të banorëve në fshatin Bardhaj.