Rruga kryesore në fshatin Bardhaj të njësisë administrative Rrethina ishte premtuar të ndërtohej në fund të vitit 2018, por prej asaj kohe të vetmit që kanë ndërhyrë në infrastrukturën e kësaj rruge janë banorët e zonës.
Duke qenë se kjo rrugë lidh fshatin me varrezat banorët tregojnë se hasin vështirësi gjatë ceremonive mortore pasi automjetet e shërbimeve funerale e kanë të pamundur të lëvizin në këtë rrugë me gropa.
Banorët tregojnë se tashmë ka ardhur koha që institucionet përgjegjëse të marrin parasysh kërkesat e tyre.
Janë rerth 800 metër rrugë në të cilën kalojnë më shumë se 3 mijë banorë të fshatit Bardhaj për të shkuar në punë apo shkollë. Pavarësisht popullsisë së dendur që jeton në këtë zonë dhe vështirësive që hasin në qarkullim duket se asgjë nuk do të ndryshojë në jetën e tyre.