Fshati Bardhaj në njësinë administrative Rrethina është i njohur për problemet me infrastrukturën rrugore.
Tashmë edhe kanalet kulluese në këtë fshat janë kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët e kësaj zone për shkak të mbeturinave dhe mbetjeve të tjera që depozitohen në brendësi të tyre.
Një banor i fshatit Bardhaj, dërgoi në redaksinë e Star Plus një foto ku paraqitet gjendja skandaloze në të cilën ndohet kanali kullues pranë banesës së tij, ku përveç mbeturinave, në këtë kanal ka edhe kafshë të ngordhura.
Banorë të tjerë të kësaj zone shprehen se kanalet kulluese nuk mirëmbahen nga institucionet përgjegjëse prej shumë kohësh.
Amorizimi i kanaleve kulluese është ndër problemet më të të cilat u duhen të përballen çdo ditë banorët e fshatit Bardhaj.
Banorët vazhdojnë të jenë të rrezikuar na mundësia e përhapjes së ndonjë sëmundje infektive ndërkohë që institucionet përgjegjëse nuk marrin masa për përmirësimin e kësaj situate.