Rrjeti i amortizuar elektrik vijon të jetë një problem serioz për dhjetra familje në fshatin Bardhaj të njësisë administrative Rrethina. Mungesa e investimeve në shtyllat dhe përcjellësit elektrik bën që banorët të jetojnë çdo ditë me frikën se do të bien në kontakt me energjinë. Një nga banorët e fshatit tregon për rastin kur telat janë këptur dukë vënë në rrezik jetën e tyre.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë në riparimin e rrjetit elektrik.

Prej më shumë se 20 vitesh banorët në fshatin Bardhaj të njësisë administrative Rrethina e kanë ngritur si shqetësim mungesën e investimeve në këtë zonë, po deri më tani nuk është marrë asnjë masë për riparimin e rrjetit elektrik.

Artikulli paraprakBECI TAKIM ME BIZNESIN FASON
Artikulli tjetërBESËLIDHJA – VLLAZNIA, BEKTESHI: NDESHJE E VËSHTIRË