Është investuar disa vite më parë për rikonstruksionin e rrugës kryesore në fshatin Bardhaj, të njësisë administrative Rrethina, por gjendja aktuale është kthyer në problem për banorët. Punimet jo cilësore kanë dhënë efektin e tyre, duke bërë që të krijohen gropa të shumta dhe të thella që pengojnë lëvizjen e rregullt të mjeteve, apo këmbësorëve. Sipas banorëve, është kërkuar disa herë rikonstruksioni I këtij segmenti por ende nuk është marrë asnjë masë.

Më problematike, situata në këtë rrugë bëhet gjatë stinës së dimrit, ku për shkak të shiut, gropat mbulohen nga uji. Ndërkohë, pavarësisht problemit që shfaqet në këtë zonë, njësia administrative apo bashkia ende nuk kanë marrë masa për zgjidhjen sa më parë të tij.

Artikulli paraprakNË KËRKIM PËR PRODHIM DHE SHITJE TË NARKOTIKËVE, ARRESTOHET 31-VJEÇARI
Artikulli tjetërKËSHILLI I QARKUT SHKODËR VOTON SEKRETAREN E RE