Kanë mbi 10 ditë zhvilluan një protestë por banorët e fshatit Bardhanjor të njësisë Rrethina dhe banor të fshatrave të tjerë përreth nuk kanë marrë ende një përgjigje as nga bashkia Shkodër dhe as nga prefektura për kërkesën e tyre që është rikonstruksioni i rrugës.
Banorët shprehen se kanë kërkuar takime por vazhdojnë që të sorollaten. Banorët e fshatit janë të vendosur për të bojkotuar zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit në rast se asnjë institucion nuk merr masa për rikonstruksionin e rrugës së tyre për shkak se kalimi atje është i vështirë kryesisht për këmbësorët por edhe mjetet motorike.
Me 4 mars të këtij viti banorët e fshatit Bardhanjor zhvilluan një protestë duke kërkuar rikonstruksionin e rrugës. Në rast se institucionet vijojnë me këtë indiferentizëm atëherë protestat e tyre do të përshkallëzohen.